Zvicra ka pësuar gol në kohën shtesë të pjesës së parë ndaj Serbisë, duel ky që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ishte mbrojtësi Nico Elvedi ai i cili realizoi në portën e tij, për t’i dhënë avantazhin kundërshtarit.
Ai shënoi në portën e gabuar pas një ndërprerjeje nga vendasit në kohën shtesë.