Aktakuza e re kundër Krasniqit, Visar Azemi: 37 milionëshi s’është veç shifër, është grabitje e xhepave të qytetarëve

Visar Azemi i LDK-së ka reaguar pas aktakuzës së re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi të ngritur sot nga Prokuroria Speciale, ku bashkë me dy persona tjerë dyshohet se i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Në një postim në Facebook, Azemi i LDK-së thotë se aktakuza e re tregon se keqqeverisja në sektorin energjetik ka arritur kulmin.

Sipas tij dëmi prej 37 milionë euro nuk është thjesht shifër, por grabitje ndaj xhepave të qytetarëve.

“Dëmi kolosal prej 37 milionë eurosh, i shkaktuar buxhetit të shtetit gjatë viteve 2021-2023, nuk është thjesht një shifër – është një grabitje e xhepave të qytetarëve dhe një tjetër rast i paaftësisë qeverisëse”, thotë Azemi në një postim në Facebook.

Ai thotë se emërimet politike e mungesa e mbikëqyrjes në KEK kanë shkatërruar këtë aset strategjik të Kosovës, e që siç thotë ai kjo qeveri po refuzon të japë përgjegjësi për skandalet e vazhdueshme aty, e kështu shton ai i ka lënë qytetarët në errësirë.

“Emërimet politike, mungesa e mbikëqyrjes dhe dështimet në KEK kanë shkatërruar një nga asetet më strategjike të Kosovës. Kjo qeveri, që refuzon të japë përgjegjësi për skandalet e vazhdueshme në KEK, i ka lënë qytetarët në errësirë, me mungesë energjie dhe me fatura të shtrenjta. Këto skandale duhet të marrin fund me 9 shkurt”, shkroi Azemi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews