ShBA: Qëndrimi ynë për Gjykatën Speciale nuk ka ndryshuar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kundër zërave të disa akterëve politikë në Kosovë se duhet të nisë inicimi i zhbërjes së Gjykatës Speciale.

Kështu citon t’i ketë thënë Klan Kosovës një zëdhënës i ambasadës së ShBA-së në Kosovë sipas të cilit “qëndrimi i ShBA-së për Gjykatën Speciale është i pandryshuar”.

Qëndrimi i SHBA-së për Gjykatën Speciale është i pandryshuar: ne mbështesim punën dhe mandatin e gjykatës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta lejojnë atë të vazhdojë punën e saj pa asnjë lloj ndërhyrjeje të jashtme”, tha ky zëdhënës.

Tutje në përgjigjen e ambasadës theksohet se Amerika e ruan mbështetjen e saj të fuqishme për punën e Speciales, të cilën e quajti thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit në vend dhe garantimin e drejtësisë për viktimat.

ShBA-ja ruan mbështetjen e saj të fuqishme për punën e Gjykatës Speciale të Kosovës si thelbësore për ruajtjen e sundimit të ligjit në Kosovë dhe garantimin e drejtësisë për viktimat”, thuhet në përgjigje.

Zërat se Gjykata Speciale duhet të zhbëhet kanë nisur që nga e premtja e javës së kaluar, kur Dhomat e Specializuara ngritën aktakuzë të re kundër ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nën dyshimet se bashkë me Isni Kilajn, Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn e Hajredin Kuçin, kanë ndikuar në dëshmitarë.

Kjo nuk është hera e parë që ka zëra për zhbërjen e kësaj gjykate, pasi një gjë e tillë pati ndodhur edhe në 2018-ën, kur disa deputetë të pushtetit të asaj kohe patën iniciuar kërkesë në kuvend.

E njëjta kishte nxitur reagimin e ashpër të ambasadorit amerikan në Kosovë asokohe, Greg Delawie, i cili pati deklaruar se “ideja për ta ndryshuar ligjin e Gjykatës Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovën. Ide e tmerrshme, mos e ktheni orën mbrapa”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews