Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur triumfin në Lojërat Olimpike në basketboll, pasi në finale mposhtën Francën me rezultat 98:87.
Për të kapur finalen, Amerikënt arritën fitore të jashtëzakonshme me Serbinë në gjysmëfinale.
E në finale, ata ishin dukshëm më të mirë se francezët.
Më të dalluarit në parket te amerikanët ishin Stephan Curry me 24 pikë, një kërcim e pesë asistime, kurse Devin Booker dhe Kevin Durant shtuan nga 15 pikë.
Te francezët, u dallua Victor Ëembanyama me plotë 26 pikë, 7 kërcime e dy asistime.