Serbia arreston shqiptarët sa herë pëson disfata

“Arrestimi i shqiptarëve që kalojnë tranzit nëpër Serbi ,nga Policia dhe BIA serbe, është shqetësues dhe kjo ndodh zakonisht pas  ndonjë humbje diplomatike dhe politike që e pëson Serbia  në arenën ndërkombëtare…”

Kosova dhe Serbia, përveç mosmarrëveshjeve politike për 25 vjet  pas lufte, ndajnë problemin më të rëndë në çështje sigurie, që zakonisht  përshkohet me arrestime.

Kosova ka të drejtën sovrane që bazuar në dëshmitarë të gjallë  që kanë parë me sytë e vet  vrasjet dhe masakrimet e familjarëve të vet, të  përballen me vrasësit e viteve 1998-99.

Paralelisht me arrestimet që bën shteti i Republikës së Kosovës përmes organeve  të sigurisë publike dhe inteligjente, duke i çuar  deri në prokurori dhe gjykatë lëndët për të dyshuarit serbë për krimet , Serbia vepron me hakmarrje pa asnjë  provë të besueshme dhe pa dëshmitarë, duke i arrestuar shqiptarët  në procese të sistemit të montuar , metoda  bashkëpunimi me sistemin rus të  montimit dhe  akuzimit.

Arrestimi i Tefik Mustafës në pikën kufitare të Merdares, nën akuzën për krime lufte, deri më tani   sipas Daçiqit, ka ndodhur se emri i tij është përdorur  nga disa dëshmitarë.

Ekspertët e sigurisë e cilësojnë  këtë arrestim sikur edhe shumë të tjerë që  kanë ndodhur deri më tani, si arrestim për balancim  numrash të të arrestuarve  serbo-shqiptarë, përderisa Serbia  zbaton sistem të montuar  arrestimi për shqiptarët, karshi  arrestimeve faktografike të serbëve  që kanë kryer krime në Kosovë.

Lidhur me arrestimet e shqiptarëve që kalojnë tranzit nëpër Serbi, ish Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Çalaj ,për  Telegrami .co ka thënë:

“Rasti i  arrestimit të fundit të  një shqiptari nga Kosova për krime lufte pa qenë fare pjestar i UÇK-së është  revansh ,apo  tentim balancimi me arrestimet e sebëve për krime serbe në Kosovë , e që pretendon se ata “nuk” kanë qenë të përfshirë në krime lufte, mirëpo   gjoja janë presione që po  u bëhen serbëve nga autoritet e Kosovës”, ka thënë ish Drejtori i Policisë së Kosovë dhe deputeti e njohësi më i mirë i proceseve të sigurisë në Kosovë Rashit Çalaj.

Në vitin 2024, përgjatë kalimit  nëpër Serbi, janë arrestuar tre shqiptarë për krime lufte.

Sesa e konsideron Serbia të rëndësishëm  procesin e arrestimit të shqiptarëve  nëpër Serbi,  me rastin e arrestimit të Tefik Mustafës ,  është deklaruar  lideri socialist, Ivica Daçiq ,Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, i cili ka thënë:

“Një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Bëhet fjalë për Tefik Mustafën që u arrestua me 1 qershor teksa po kalonte andej…” ka thënë Daçiq për mediet  në Serbi.

Serbia ndan 40 milionë euro në vit  për agjentura kundër Kosovës

Në emisionin “Pressing” në T7, ish  -Kryeinspektori i AKI-së Burim Ramadani , mbrëmë ka  thënë se Serbia ndan  40 milionë euro  mjete për  destabilizimin e Kosovës dhe këto mjete përdoren nga agjenturat serbe për  destabilizimin e   shtetit të Kosovës.

Ai e ka   konfirmuar këtë shifër, duke folur rreth arrestimit të dy agjentëve të dyshuar  nga BIA serbe, të cilët kanë qenë të rekrutuar në transmetimin e informacioneve të ndjeshme, vepra nga neni 124 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Institucionet  e Kosovës në vazhdimësi kanë apeluar qytetarët për shmangie  nga  kalimi nëpër Serbi,veçmas në momente të ndjeshme politike mes dy shtetesh.

Për arrestimet e shqiptarëve nga Serbia, i njoftuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) i  ka thënë Radios Evropa e Lirë se është në dijeni për arrestimin e një individi nga autoritetet serbe, nën dyshimet për krime lufte  të viteve  1990. DASH i ka  bërë thirrje Serbisë për proces  të drejt ligjor  ndaj tij dhe të tjerëve  për raste të ngashme.

Gjykata në Beograd, ka marrë vendim për ndalimin e tij në paraburgim  prej 30 ditësh, përderisa  njohësit e sigurisë  kanë thënë se Tefik Mustafa ,nuk ka qenë fare në luftë./Telegrami.co/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews