Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, nga ora 17:00 ka planifikuar të mbajë një tubim elektoral në Skenderaj.
Por, qytetarët e Skenderajt nuk e kanë pritur edhe aq mirë Kurtin, ku para palestrës janë grumbulluar një numër i njerëzve duke thirrur “Sami Lushtaku” e “Thaçi”.
Qytetarët në Skenderaj të cilët ishin mbledhur përpara përkrahësve të VV-së brohorisnin edhe “PDK, PDK, PDK”.