Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë se kalimi i projektbuxhetit në Komisionin parlamentar për Buxhet dhe Financa sot mbartë me vete shumë probleme.
Ai ka thënë se problemi i parë është se qeveria nuk bënë fare diskutime publike dhe për këtë ka marr vrejtje edhe në Raportin e Progresit.
“Nuk bënë fare diskutime publike për asnjë ligj përfshi edhe buxhetin…dokumenti nuk ishte fare publik dhe nuk ishte aspak transparent”, ka thënë ai.
Si problem të dytë ai ka thënë përdorimi i buxhetit përkatësisht paras publike “për blerje të votës”.
“Ky buxhet i përfshin edhe këto komponentet e fundit të zotuara nga qeveria për rritje të penzioneve që është e pamjaftueshme dhe mënyra se si është bërë nuk është e sinqertë në raport me problemet e pensionistëve”, tha ai.
Ai ka thënë se po ashtu problemi është edhe me qështjen e pagave dhe atë LDK e ka kontestu në disa drejtime.
“E pamjaftueshme, kushtëzuese(sikur me këste, po ta jepi në janar një këst, pastaj tjetrin ma vonë)… kushtëzuese edhe në kuptim të votës, e keni pa se si e kanë nda Janarin me Korrikun… po jav jepim 55 na votoni e pastaj jav jepim edhe 55 të tjera rritje në Korrik”, shtoi ai në emisionin “Five”.
Tutje ai ka thënë se mënyra e rritjes së pagës është e dyshimt pasi që krijon probleme ligjore e këtë sipas tij e kanë thënë edhe organizatat të cilat e mbikqyrin këto fusha.