Drejtoria për Hetimin Kundër Narkotikëve ka zhvilluar sonte një aksion në një fshat të Prishtinës, ku me që rast janë gjetur dhe sekuestruar 11 kilogramë drogë, të llojit marihuanë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegram News zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i cili tha se me këtë rast është arrestuar një person.
“Ditë më parë policia i kishte arrestuar dy persona ku ishin konfiskuar edhe një sasi e drogës. Kurse, sot personi i arrestuar supozohet të jetë shitësi. Policia ka arritur ta identifikojë përmes masave taktike operative. Ky rast i prin hetimeve që janë bërë që disa ditë për të kapur shitësin e kësaj droge. Ai është kapur në fshatin Bernicë të Prishtinës, ku droga ishte e fshehur në një kavanoz”, ka deklaruar ai.