Presidenti aktual i SHBA-së, Joe Biden e ka telefonuar presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump, për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje dhe për t’i propozuar një takim në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar transferimin e pushtetit.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se stafi i presidentit Biden do të koordinojë një datë për këtë takim “në të ardhmen e afërt”, raporton AP.
Kjo telefonatë vjen para një adresimi të Biden për kombin, i cili do të bëhet të enjten.
Gjithashtu, Biden ka biseduar edhe me zëvendëspresidenten Kamala Harris për ta uruar atë për suksesin në fushatën e saj zgjedhore.