Si mund ta qetësojë Evropën nga luftërat dhe ndikimi rus Donald Trump?

Evropa mund të ndryshojë diskursin  politik dhe ekonomik të qasjes burokratike, pasi  një shtizë është futur pamëshirshëm në zemrën e saj.

Ekspertët  politikë dhe ekonomikë në Evropë dhe ekspertët  politikë nga miqtë e Kosovës, kanë prishur rehatinë duke parë se ombrella amerikane për mbrojtjen e Evropës, nuk është e sigurte sikur ishte  ndër dekada.

Trump në këto zgjedhje nuk hy me mendje të “varfër” si në vitin 2016, kur mendonte se gjithçka që fluturon, mund të vihet në tigan. Ai tani ka në krah top biznesmenin e perandorisë së mega projekvete botërore Elon Musk dhe biznesmenët amerikanë me ndikim në botën e biznesit dhe teknologjisë së bashku me projektet për zgjidhjen e  krizave  në botë.

Daniel Server profesor në Universitetin Johns Hopkins, paralajmëron rreziqe  të reja në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, në përpjekjen e Presidentit të ri Donald Trump, kur ai  t’i tregoj muskujt politikë se ka aftësi t’i zgjidh luftërat dhe krizat.

Ai do t’i ndalë milirardët e transferimeve në Ukrainë për ndihmë  të Kijevit kundër Rusisë.

Mund të ndërhyj  në zgjidhjen e  luftës Rusi-Ukrainë duke ndërmjetësuar me emisarë duke i dhënë Putinit tokë të Ukrainës në këmbim të ndaljes së luftës

Cili është këmbimi i shumfishtë?

Nëse vjen te kjo gjendje, Ukraina duhet të pajtohet  me një pranim faktik të gjendjes.

Nëse nuk e ka mbështetjen e SHBA-së, Ukraina, ose do të bie tërësisht në dorën ruse, ose do të pranojë koncesione të faljes së tokës së pushtuar, duke e llogaritur si të  humbur edhe Krimenë e pushtuar me 2014, por tani me nënshkrim dhe dokumente.

Koncesioni tjetër për zhdukjen e perspektivës Ukrainase  do të ishte, përjashtimi i mundësive të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Duke krijuar një precedent për ndarjen e Ukrainës, kjo mund të bëhet model edhe për Bosnjën dhe Kosovën.

Ndërsa në Lindjen e Mesme, Trump do ta mbështet Izraelin më shumë se çdo President tjetër amerikanë./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews