Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku mund të largohet nga kampionati i Rusisë apo më saktësisht nga Rubin Kazani për të vazhduar karrierën në Serie A.
Daku është afër të bëjë një hap të madh në karrierë, pas paraqitjeve të mira në Rusi dhe me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.
Mediat ruse raportojnë se Rubin Kazani ka marrë tashmë një ofertë nga Cagliari për Dakun.
Sipas mediumit rus Match TV, Rubin Kazani ende nuk është përgjigjur në ofertën e klubit italian.
Ndryshe, Daku në sezonin e fundit ka shënuar 10 gola dhe ka shtuar katër asistime në 33 paraqitje në kampionatin rus.
Sulmuesi gjilanas ka kontratë të vlefshme me Rubin Kazanin deri në verën e vitit 2026.