Debutoi me fitore, Motta lavdëron lojtarët e Juventusit

Trajneri i Juventusit, Thiago Motta u shfaq shumë i kënaqur me skuadrën e tij të re pasi ata fituan 3-0 në shtëpi kundër Comos në ndeshjen e tyre hapëse të Serisë A të hënën.

Juve bëri një performancë të mirë pasi mundi Como-n e sapopromovuar me Samuel Mbangul, Timothy Ëeah dhe Andrea Cambiaso të cilët ishin mbresëlënës në ndeshjen e parë të sezonit në “Allianz Stadium”.

“Isha i kënaqur me paraqitjen, por mbi të gjitha me rezultatin. Ne e merituam të fitonim,” tha Motta në një konferencë për shtyp. “Sot më pëlqeu faza e mbrojtjes, duke kuptuar momentin për të bërë presion, rikompozuar, gatishmërinë e sulmuesve, të Dushanit (Vlahovic) për të nisur presingun e parë. Jam i kënaqur. Mund të përmirësohemi edhe atje dhe do të përpiqemi ta bëjmë atë në çdo gjë. Mendoj se ky ekip duhet dhe mund ta bëjë”, theksoi Motta.

Juve, i cili fitoi nëntë kampionate radhazi midis 2012 dhe 2020, shpreson për një fillim të ri nën drejtimin e trajnerit italo-brazilian, objektivi kryesor i të cilit do të jetë sigurimi i kurorës së parë në Serie A për klubin torinez në katër vjet.

“Përulësia është gjithmonë e nevojshme,” tha Motta. “Ashtu si ai i Dushanit sot që u rikthye për të konsoliduar skuadrën. Luajtëm mirë kundër një ekipi shumë të mirë që po vinte me shumë entuziazëm”, tha në fund ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews