Rimëkëmbja e Kosovës dështoi për shkak të inflacionit që nuk e parandaloi Qeveria Kurti

Konstatimet e Bankës Botërore (BB) se rritja ekonomike e Kosovës është ndalë  pamëshirshëm në vitin 2022 dhe që nga ky vit sipas raportit të dhënë kah nëntori, Kosova  si masë reagimi ndaj qytetarëve ka aplikuar ndihmat sociale me nga 100 euro, nuk shihet si zbutje e krizës ekonomike në vend.

“Inflacioni nuk ngadalësohet  duke ndarë ndihma sociale në para të gatshme. Inflacioni paraqet rritjen e përgjithshme të parasë apo si thuhet në ekonomi, ofertës monetare në një ekonomi e kohë të caktuar”, ka thënë për Telegram News eksperti për ekonomi,  Selatin Retkoceri duke elaboruar procesin e rritjes së inflacionit, kundrejtë reagimit të Ministrit Hekuran Murati që tha se  Qeveria aktuale ka qenë shembull  në rajon për ulje të inflacionit. Eksperti Retkoceri, rreth këtij procesi shton:

“Ministri Hekuran Murati është një ekonomist që i ka parasysh dhe i din mirë masat të cilat e rrisin por edhe e zvogëlojnë inflacionin. Ai nuk guxon të thotë asnjëherë se me ndarjen e “vitrave”,  apo ndihmave kohë pas kohe për shtresa të ndryshme të popullatës nuk e ngadalësojnë inflacionin por e rrisin atë. Kjo qeveri është përballur me inflacionin që prej ardhjes së saj në pushtet, fillimisht pademisë kovid 19 që  ka ndikuar shumë në rritje të inflacionit, më pas ndarja e parave për qytetarët në periudhën  post kovid , gjithashtu ka rritë shumë inflacionin, këtu kur flasim për ndarje të parasë në kohën e kovidit duhet të pranojmë se në atë kohë, ka qenë domosdoshmëri ndarja e parasë kesh, sepse qytetarët ishin në gjendje të rënduar pas përballjes me pandeminë botërore kovid 19”, thekson Retkoceri.

 Pse ndodhi Inflacioni  prej 12% në vitin 2022 ?

“ Inflacioni nëpër vite ishte: 2019, 2.3%, 2020, 0.2%, 2021, 3.4%, 2022, 12%, 2023, 6% dhe 2024 për muajin gusht e kemi inflacionin 1.4%. Është shumë e vërtetë se trendi i rënies së inflacionit është  duke ndodhur, por  kjo është në gjithë rajonin”, thekson  Retkoceri dhe shton:

“Politikat qeveritare për të ndikuar në rënie të inflacionit nuk guxojnë të jenë periodike, ato duhet të jenë afatmesme dhe afatgjata, politika këto që i mungojnë kësaj qeverie. Inflacioni nuk luftohet duke shpërndarë lëmoshë në baza gjashtëmujore apo vjetore. Shpërndarja e lëmoshës siç ka vepruar disa herë qeveria duke ndarë para kesh për qytetarët, ka ndikuar në rritjen e inflacionit, dukuri kjo që mund të vërehet shumë lehtë vetëm nëse kthehemi në kohë dhe i analizojmë periudhat kur janë ndarë paratë, shihet qartë se në atë kohë është rritë edhe inflacionin”, ka thënë analisti ekonomik, Selatin Retkoceri.

BB: Skemat sociale nuk e përmirësojnë gjendjen ekonomike

Pavarësisht niveleve të larta të shpenzimeve për mbrojtjen sociale, skema e ndihmës sociale është jo fleksibile dhe mund të ofrojë vetëm mbrojtje të kufizuar, është konstatimi i Bankës Botërore, rreth proceseve  të politikave ekonomike të Qeverisë së Kosovës, që ishte dhënë në një raport  më 2022.

Stagnimin e Kosovës në ecjen drejt rimëkëmbjes ekonomike, BB e sheh direkt të lidhur me inflacionin e lartë  që vinte nga faza pandemike  në Kosovë  në vitin 2021 kur LVV e mori pushtetin  e ku e kishte gjetur vendin me një rritje  rreth 16.5 të bruto prodhimit.

Agjencia e Statistikave të Kosovës në një evidencë konstatuese degradon mburrjen e ministrit Hekuran Murati se programi qeverisës parqet rezistencën më  unikate të Kosovës në rajon ndaj inflacionit.

Sektorët ekonomikë të partive opozitare, kanë zhvilluar betejë të përhershme me  Ministrin Murati sa rreth vetë lavdërimit të tij për ballafaqim me inflacionin, po aq edhe për rritjen ekonomike.

Reagimet e LDK-së përmes Hykmete Bajramit, kanë shkuar deri  në masën e përballjes me Dejona Mihalin, duke çuar në padi të reja kundër Kryetares së Komiteteve  të LVV-së.

Bajrami e LDK-së ka llogaritur se prej kur ka ardhur në pushtet LVV, çmimet  janë rritur  në 22% dhe kësaj shifre  i shtohet edhe 1.4% gjatë muajit gusht .

Megjithatë  shifra prej rreth 273 milionëve të tenderëve një burimorë është  ajo që e ka ngarkuar më së shumti gjithë problemin aktual në ekonominë kosovare që duhet ta shpjegoi Qeveria Kurti para qytetarëve.

Ministrin Murati e kanë demantuar edhe nga PDK përmes Artan Mustafës, duke e kontestuar Muratin për ndihmat me nga 100 euro  si zbutje e krizës ekonomike në vend./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews