Lideri i rebelëve sirianë Abu Mohammed al Jolani ka deklaruar se personat përgjegjës për torturimin dhe vrasjen e të burgosurve nën regjimin e Assadit, nuk do të falen nga qeveria e tij.
Në një deklaratë të postuar në Telegram, Jolani tha se ata që janë përfshirë do të ndiqen në Siri.
“Do t’i ndjekim nëpër Siri, e ata që kanë arritur të largohen dhe t’i shmangen drejtësisë, do t’i kërkojmë qeverive të atyre vendeve ku janë strehuar që të na i dorëzojnë”, shtoi ai.
Syrian rebels destroyed the crypt and tomb of dictator Hafez al-Assad, Bashar’s father. pic.twitter.com/YwgQKezkjl
— NEXTA (@nexta_tv) December 11, 2024
Në anën tjetër, imazhe të shumta sot janë publikuar ku shihet varri i babait të Bashar al-Assadit duke u djegur në vendlindjen e tij Qardaha.
Aty shihen luftëtarët rebelë duke ndjekur nga afër djegien e varrit – përfshirë arkivolin.
⚡️BREAKING:
New footage emerged showing the destruction and burning of Hafez Al-Assad’s grave in Syria by Syrian “rebels.” pic.twitter.com/i37gX6dlHV
— Suppressed News. (@SuppressedNws) December 11, 2024
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, rebelët i vënë flakën varrit në Latakia – zemra e komunitetit Alevi të Assadit.