Organizata e Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar se rebelët Houthis kanë arrestuar 11 punonjës të saj në Jemen.
Burime lokale pranë agjencive të OKB-së thanë të premten se Houthi arrestuan punonjësit në disa rajone të Jemenit.
“Unë mund të konfirmoj se autoritetet de-facto Houthi kanë arrestuar 11 staf të OKB-së që punonin në Jemen. Ne jemi shumë të shqetësuar dhe po kërkojmë shpjegime nga Houthi mbi rrethanat që lidhen me arrestimet,” tha një zëdhënës i OKB-së në Nju Jork.
Sipas tij, OKB-ja po përpiqet të sigurojë lirimin e punonjësve përmes të gjitha kanaleve të disponueshme.
Burimet Houthi thanë se “mbrojtja e popullit jemenas nga aktivitetet e inteligjencës është një nga detyrat themelore të shërbimeve të tyre të sigurisë dhe se ata po vepronin në përputhje me ligjin”.