Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkoi falje nxënësve që kishte zgjidhur një ekuacion gabim gjatë vizitës në një shkollë të Podujevës.
Gabimi i Kurtit nxiti reagime nga subjektet politike. Përveç reagimeve nga subjektet politike, Adriatik Kelmendi tha se Kurti duhet ta bëjë edhe ni kërkim falje për gabimet drejtshkrimore që ka bërë në kërkim faljen për gabim matematikor.
“A bën edhe një kërkimfalje për lëndën Gjuhë Shqipe, se me gabimet drejtshkrimore në këtë tekst, as aty s’do ta merrte notën kaluese?!”, ka shkruar Kelmendi.
E pas këtij postimi nga Kelmendi erdhi një kundërpërgjigje nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila kritikoi Kelmendin për gabimet lidhur me çertifikatën e Serbisë.
“Adriatiku që mediumi i vet çertifikatën e Serbisë me emërtimin ‘Pec, Srbija’ e quante gabim teknik paska gjetur pak kurajo të merret me gabimin e KM Kurtit”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni. /TelegramNews/