Rasti “Ramadani” – VMRO-DPMNE dhe LSDM me akuza të ndërsjella

Derisa opinioni pret përgjigjen adekuate nga institucionet dhe zbardhjen e përgjegjësisë për arratisjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga vendi, pushteti dhe opozita vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën për incidentin, 

VMRO-DPMNE në pushtet pretendon se fajin e ka LSDM dhe BDI.

“Pajazit Pajaziti, gjykatës i afërt me BDI-në dhe LSDM-në, e ka vënë në arrest shtëpiak Blerim Ramadanin, që të arratiset lehtësisht. Pajazit Pajaziti është i njëjti gjyqtar që vendosi si për hyrjen në  kullën e fluturimit të aeroportit ashtu edhe për dënimin me kusht të Ixhet Memetit në rastin me ryshfetin. Sa herë që LSDM dhe BDI kanë interes aty është, Pajazit Pajaziti”, tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski në konferencën e sotme për media.

LSDM-ja opozitare kërkon që qeveria të mos bëj spina dhe të marrë përgjegjësi.

“Qeveria e VMRO-DPMNE – së pëgënjeshtron veten për çdo tentativë për manipulim dhe spin në lidhje me skandalin me arratisjen e Blerim Ramadanit. Komedia e fundit për këtë temë janë deklaratat e djeshme të Aleksandar Pandovit dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti, të cilët qartësuan se fajin për arratisjen dhe informacionet se si Ramadani ka shpëtuar duhet kërkuar në MPB. A ka pilot në aeroplanin e Qeverisë? Përderisa Mickoski përpiqet të gënjejë opinionin se faji është i gjykatës, mbështetësi i tij besnik Pandov thotë se është në MPB. Kush kënd mashtron? Pas disa skandaleve, Mickoski ende po e mbron Toshkovskin, i cili demonstron paaftësi të tmerrshme dhe duhet të japë dorëheqje”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

DjeKëshilli Gjyqësor mori vendim për formimin e komisionit të posaçëm i cili do të duhet të konstatojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet që mori Gjykata Themelore Penale Shkup pak para ikjes së Ramadanit nga arresti shtëpiak.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews