Raporti i Borrell- PDK pret lajme të mira, LDK dhe AAK skeptike

Është bërë pothuajse një vit që kur Kosovës iu vendosën masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

E për të njëjtat, vazhdimisht është bërë thirrje nga krerët institucionalë të vendit që të hiqen.

Se këto masa ndikuan negativisht, e thonë edhe partitë opozitare.

Gjatë javës, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell u dorëzoi vendeve anëtare të bllokut raportin lidhur me masat që i janë vënë Kosovës.
Nga Partia Demokratike e Kosovës presin lajme pozitive.

“Natyrisht që ne presim që të ketë lajme të mira më në fund, dhe Kosovës t’i largohen sanksionet e Bashkimit Evropian, të cilat e kanë goditur jo vetëm ekonominë e vendit, por edhe investitorët e mundshëm potencial të cilët nuk e kanë parë Kosovën si vend për të shtrirë investimin e tyre për të rritur punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë deputetja Blerta Deliu.

E nga LDK nuk besojnë që masat do të hiqen.

“ Duke u bazuar nga e kaluara, ne i kemi plotësuar kriteret nga Bashkimi Evropian për largimin e masave, mirëpo ju e dini vendimin e fundit për dinarin, që e kanë marrë një vendim ad-hoc dmth, nuk janë dakorduar me aleatët tanë ndërkombëtar, edhe unë nuk dëshiroj të pres që mos të largohen masat, por mendoj se është një ngecje tjetër që Kosovës do ti vazhdohen masat për arsyeje të vendimeve që i kanë marrë pa u dakorduar me aleatët ndërkombëtar”, ka thënë deputetja Rrezarta Krasniqi.

Në anën tjetër, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj thotë se tashmë qeverisë i është kërkuar koncesion tjetër, që këto masa të largohen.

“Po kërkohet një koncesion tjetër për tu larguar masat. Dhe shiheni, cfarë po fiton në gjithë këtë fushëveprimtari Kosova, janë vendosur masat, tash vec për me u kthy me u largu masat, Kosova duhet ta bëjë edhe një koncesion, atëherë nëse është dashtë të bëhet një koncesion, është dashtë të bëhet për Këshill të Evropës, ose për anëtarësim në NATO ose për anëtarësim në BE”, shprehet ajo.

Masat ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti si përgjigje ndaj përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur kryetarët shqiptarë – të dalë nga zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët lokalë – nisën detyrën e tyre në komunat në veri./teve1

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews