Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka thënë se është duke vazhduar puna në projektimin e Tulltores.
Rama në Facebook ka postuar edhe fotografi, ku ndër tjerash ka thënë se janë duke u diskutuar detajet e projektit të transformimit të Tulltores.
“Vazhdon puna në projektimin e Tulltores. Me Rafi Segal, Alexander D’Hoodge e Marisa Jahn nga Massachusetts Institute of Technology (MIT)dhe Dora Alves nga Org. diskutuam detajet e projektit të transformimit të Tulltores. Hapësira të shumta për komunitetin e artit dhe kulturës, teknologjisë informative dhe organizim të eventeve”, tha i pari i kryeqytetit./Telegrami.co./