Çmimet e produkteve ushqimore në Kosovë vazhdojnë të rriten, duke i rënduar ndjeshëm qytetarët me të ardhura të ulëta. Në tregun e gjelbër në Prishtinë, disa perime tani kushtojnë deri në 1 euro për kilogram.
Qytetarët shprehin shqetësim për çmimet e larta dhe vështirësitë që kanë për të përballuar shpenzimet me pensionet e tyre të ulëta.
Ekspertët e ekonomisë e shohin këtë si një problem alarmant dhe kërkojnë nga institucionet të ofrojnë mbrojtje sociale më të mirë. Ata theksojnë se inflacioni i lartë dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore janë ndikuar negativisht në nivelin e jetesës.
Shitësit gjithashtu ankohen për rënien e numrit të blerësve dhe uljen e të ardhurave. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka raportuar një rritje të çmimeve të konsumit prej 2,2% në korrik të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar.