Presioni i Gjermanisë drejt Kryeministrit Kurti ka bërë që një javë para mbajtjes së Samitit të procesit të Berlinit, Qeveria, të jep shenja të qarta se pajtohet me ndërprerjen e bllokadës ndaj mallrave të Serbisë, që ishin vendosë pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë të Kosovës .
Ministri i MPB-së Xhelal Sveçla, ka ndërmarrë hapin e parë të zbutjes së kësaj mase duke kaluar nga masa e ndalimit në masën e sigurisë, proces që sipas Qeverisë do të vazhdojë deri në vendosjen e skanerëve në pikat doganore.
Shteti gjerman ka premtuar skanerë modern për kontrollin e mallrave në pikat doganore për ta përshpejtuar kontrollin e mallrave dhe kamera për regjistrimin e pamjeve kryesisht në pikat doganore Kosovë-Serbi.
Kurti ka thënë se në pikën e kalimit kufitar me Serbinë në Merdarë, ka zëvendsuar masën e sigurisë për mallrat serbe duke e zëvendsuar me kontrollin e shtuar.
Në konferencën për media, Kurti ka thënë se kjo masë hyn në fuqi në Merdarë, ndërsa në pikat tjera të kontrollit doganor mbetet ndalesa deri në arritjen e skanerëve.
Historikun e masave të ndalesës për mallrat serbe në Kosovë, Kurti e ka ndërlidhur me afrimin e ushtrisë serbe afër kufirit të Kosovës katër në dy vitet e fundit.
Sarrazini humb durimin me qëndrimin e ngurt të Qeverisë Kurti
Emisari për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, e ka humbur durimin me Qeverinë e Kosovës, duke përcjellë mesazhe të qarta se Kosova mbetet pa të ardhme ekonomike, nëse CEFTA dhe Berlini vazhdojnë proceset e rrugëtimit pa Kosovën dhe ka paralajmëruar formimin e Ballkanit të Hapur i cili prek edhe në politikë.
Ndalesa e mallrave serbe në Kosovë, ka bërë që në rrugët sporadike Kosovë-Serbi që janë të shumta, të lulëzojë tregtia ilegale që shumë herë ka përfunduar në duart e Policisë së Kosovës, por kohet e fundit, Kosova ka vendosur barriera betonuese në drejtim të këtyre kalimeve.
Qeveria Kurti po shpreson që Samiti i procesit të Berlinit të vazhdojë edhe me Kosovën, por sipas premtimeve gjermane ,Kosova nuk mund të përfaqësohet më tej me UNMIK-un, por me organet legjitime të shtetit të Republikës së Kosovës.
Megjithatë nga Berlini si sponsor i CEFTA-s, ende nuk kanë folur për masat e para lehtësuese të Qeverisë, por ajo qe besohet të ndodh është që Kosova ta përshtat në tërësi legjislacionin tregtar me rajonin dhe t’i heq plotësisht masat e ndalimit të mallrave serbe./Telegram News