Qeveria ndan katër milionë euro për ndërmarrjen e Trepçës

Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 12.3 milionë euro nga pakoja e ringjalljes ekonomike, shkruan TelegramNews.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e sotme tha se katër milionë euro janë ndarë për mbështetje ndaj Trepçës për tejkalimin e krizës aktuale.

“Sot në mbledhjen e 216 të Qeverisë të Republikës së Kosovës do të marrim disa vendime të rëndësishme dhe me ndikim të drejtëpërdrejtë. Nga pakoja e ringjalljes ekonomike do të ndajm 12.3 milionë euro për fushat që kemi prioritet përkatësisht në shëndetësi, arsim dhe ndërmarrjet publike. Ndërkaq për ndërmarrjet publike do të ndajmë katër milionë euro dedikuar për mbështetje ndaj Trepçës në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale ku ndërmarrja nuk ka arritur të siguroj pagat nga xehja e nxjerrur. Duket se ka tepër shumë punëtorë mbi tokë për xehjet e pakta të nxjerra nga nëntoka”, tha Kurti.

Ndërsa për sektorin e arsimit Kurti tha se janë ndarë 6.5 milionë euro.

“Për shëndetësi do të ndajmë 1.7 milionë euro për blerjen e pajisjeve të reja dhe funksionalizim të poliklinikës në Podujevë. Për arsim do të ndajmë 6.5 milionë euro për të kompletuar shumën e nevojshme për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Pra edhe këtë vit do të subvencionojmë tekstet mësimore për nxënësit e shkollave. Përkushtimi ynë në sigurimin e arsimit të barabartë dhe të çasshëm për të gjithë është i palëkundur”, tha Kurti. /TelegramNews.com

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews