Në mbledhjen e sotme elektronike të Qeverisë së Kosovës janë emëruar dy komisione Ad hoc, shkruan Telegram News.
Në njoftimin lëshuar nga Zyra e kryeministrit thuhet se është themeluar komisioni Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese, drejtor i përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe për drejtor ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike, në të cilën ka emëruar komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor i Përgjithshëm në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe komisionin Ad hoc për vlerësimin profesional për pranim për pozitën e lartë të kategorisë drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil”, thuhet në njoftim.