Shëndetësia Kosovare nuk është e aftë për shumë shërbime e ndërhyrje kirurgjike dhe trajtime nga mjekësia ambulantore te mjekësia nukleare.
Kosova jep çdo vit miliona euro jashtë vendit për ndërhyrje kirurgjike dhe trajtime të ndryshme të fëmijëve dhe shtresave tjera pacientore.
Misionari diplomatik Dr.Sali Sefa: “Deri kur Kosovës do t’i vdesin fëmijët rrugëve të Evropës?
Dr. Sali Sefa, për më shumë se 10 vjet diplomat në misione diplomatike dhe për 5 vite të tjera shef i Misionit konsullor në Cyrih të Zvicrës, e për 3 vite shef i seksionit konsullor pranë Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, ish i burgosur politik dhe doktor i mjekësisë sportive në Gjermani në një letër dërguar gazetës Telegram News i drejtohet Ministrit Arben Vitia:
Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.Nuk e di a jam i mërzitur apo i mllefosur? Kam një dëshpërim dhe shumicën e gjërave, frikësohem se po i shikoj me syrin e Niçes.
Ndoshta edhe pse dashuria ndaj atdheut nuk përputhet me realitetin. Por, kjo është shumë e madhe dhe pyes deri kur?
Deri kur në Kosovën tonë vdesin foshnjat?
Deri kur një foshnje e posa lindur me një defekt kardiak duhet te dërgohet në Turqi me auto ambulancë dhe atë jo më pak se 13 orë rrugë për të vdekur atje.
Deri kur Nëna e fëmijës pas atij udhëtimi të rëndë e të lodhshëm mbetet në Spitalet Turke? Pse pse pse?
Kur e dëgjoj Ministrin e shëndetësisë më fodullëk e me të arritura në thonjëza që ja kalon vendeve më të zhvilluara me sukseset e tij, më bënë te shpresoj por, Foshnjat e posa lindura vdesin nga mos diagnostifikimi brenda embrional.
Ministër, pse nuk keni e nuk bëni fein diagnostifikimin e fëmiut para lindjes?
Pse duhet të maltretohet foshnja me dërgim në Turqi?
Ndoshta tenderët janë në pyetje?
A në gjithë Kosovën nuk paska një kardiokirurg për fëmijë?
Çka t’u thuhet nënave që presin fëmijën e parë dhe…?
Ju ministër shfaqeni e krekoseni në debate televizive dhe në fund e fitoni debatin me ata që edhe të zezës e bardhë i thonë për një asht.
Kryeministër e Ministër, kam një pyetje për ju: A e dini sa mjete keni paguar ne këtë vit për shërime jashtë vendit?
A e dini se me ato para mund të blihen aparatet me të sofistikuara dhe shkolloni mjekët mund të aftësohen në spitalet më të njohura në shtetet perëndimore, bile edhe ju teprojnë mjetet .
Nuk po ju shkruaj se rasti ndodhi në familjen time por , ju shkruaj zemërplasur i mërzitur dhe i dëshpëruar nga ajo që shoh dhe di se ndodh në këto relacione si mjekësore, fizike dhe financiare.
Sot në mendjen time po sillet pyetja sa foshnje vdesin dhe askush nuk merr përgjegjësinë dhe derisa foshnjat na vdesin rrugëve të huaja e ne flasim që kemi shtet, vazhdojmë me arsyetimet vdekjen e ka shkruar Zoti. /S.Krivaqa