Një plagosje ka ndodhur në Pejë sot si rezultat i një rrahjeje në rrugën Jeton Dedushaj.
Viktima është raportuar në gjendje të rëndë dhe është dërguar për trajtim në QKUK.
Mediat lokale në Pejë kanë publikuar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet edhe policia.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili tha se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.
“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme, tha Nikçi per Telegram News.