Pse asnjë Qeveri nuk pengoi kolonizimin e Kosovës me serbët e lagjes “Lugina e Diellit”?

Krejt çka është thënë e bërë nga Qeveria Kurti për ndërtimin ilegal të lagjes “Lugina e Diellit” në Zveçan, është konfirmimi i Libirn Aliut se atje Serbia po zbaton aksion për ndërtime ilegale.

Serbia po vazhdon me politikat kolonizuese në Kosovë dhe Sanxhak të Novi Pazarit.

Burime nga Serbia po paralajmërojnë ndërtime të shtëpive të reja për kolonët serbë dhe burimet janë hiq më pak se Sonja Biserko, themeluese e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Qeveria e Serbisë më 2016, projektoi ndërtimin e një lagjeje në Zveçan të cilën Presidenti i Serbisë Vuçiq i ndihmuar nga Kisha Ortodokse Serbe, nisi financimin e shtëpive të para për popullimin e veriut me 1500 serbët e parë në Kosovë.

Fillimisht projekti për kolonizimin e veriut të Kosovës është shpalosur në Beograd dhe sipas të dhënave të detajuara, Serbia do ta vazhdojë traditën historike të kolonizimit të Kosovës për të dytën herë brenda 60 vitesh.

Kolonizimi i vitit 1945, kishte sjellë në Kosovë serbët nga Bosnjë e Hercegovina (BiH), pas operacioneve çetnike mbi popullatën myslimane të Hercegovinës që përfshinte rajonin mes Mostarit dhe Tuzllës.

Lëvizjet e migrimeve serbe ndodhin nga shteti i Serbisë përmes Federatës Jugosllave për të humbur gjurmët e krimeve çetnike mbi popullatën e BiH.

Tradita e lëvizjeve serbe ka vazhduar edhe pas përfundimit të aksionit të Kroacisë në ish entitetin serb Kraina, kur Tugjmani ktheu territorin e Kninit në territorin kroat.

Kroacia që rimori Kninin, u shënua me largimin e serbëve nga atje dhe vendosjen e tyre në territorin e Vojvodinës.

Ngulfatja e Serbisë me refugjatët e Kroacisë dhe më pas edhe me serbët e Bosnjë Hercegovinës, rezultoi me ndërtimin e një lagjeje të madhe në Zveçan, të quajtur “Lugina e diellit”, e cila pritet të popullohet me mijëra serbë.

Shteti i Kosovës nuk ka pasë çasje në parandalimin e as në ndalimin e ndërtimeve të Luginës së diellit.

Të fundit që vetëm janë deklaruar se lagja nuk ka plan ndërtimi, janë nga Qeveria Kurti, konkretisht Ministri i Mjedisit Hapësinor Liburn Aliu.

Lagja është ndërtuar me mjetet e Qeverisë së Serbisë dhe Kishës Ortodokse Serbe dhe popullimi i saj në një pjesë ka përfunduar dhe lagja vazhdimisht është kompletuar me kolonë serbë.

Pra, Kosova veç është pushtuar nga një projekt serb që kanë sjellë këtu, mijëra serbë të zhvendosur nga luftërat e Kroacisë dhe BiH, por që statistika identifikuese nuk janë bërë kurrë.

Asnjë Qeveri e Kosovës akoma nuk ka arritur të krijojë libra me emrat e banorëve serbë në rrokaqiejtë e Lagjes së Doktorëve dhe banesat e reja para të cilave për më shumë se 17 vjet, serbët kanë lëvizur në veri me automjete pa targa dhe me targa të vjetra nga ish Jugosllavia.

Në dy afatet e regjistrimit të popullatës në Kosovë, serbët e veriut kanë refuzuar t’i përgjigjen pozitivisht Entit të Statistikave të Kosovës, ndërsa prania e madhe e MUP-it të Serbisë atje ka pamundësuar vendosjen nën kontroll të banorëve serbë të veriut .

25 vjet pas luftës, nuk dihet se ndonjë Qeveri e Kosovës ka ndërmarr aksion për identifikimin e banorëve në veri.

Ish drejtori i Policisë së Kosovës Rashti Qalaj ka konfirmuar për Telegram News se gjatë mandatit të tij në këtë detyrë nuk ka pasur aksione të tilla në lagjen Lugina e Diellit.
“Nuk kemi pasur çasje në këtë pjesë të qytetit por e dimë se e ka ndërtuar Serbia dhe ne atje nuk di se kemi pasur aksione policore në identifikimin e banorëve. E dimë se kanë qenë të ardhur nga Serbia , e dimë aq sa është shkruar edhe në medie, nuk kemi pasur çasje”, ka thënë ai.

Gjatë prezantimit të projektit në Beograd, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se “ky është një hap historik për kthimin e serbëve në Kosovë”.
Kolonizimi i veriut po e ndryshon përfundimisht strukturën demografike të veriut. Në të njëjtën kohë, ato pak shtëpi të shqiptarëve në veri nuk është lejuar të ndërtohen.
Komuna që udhëhiqej nga Goran Rakiq vandalizonte shtëpitë shqiptare që fillonin të rindërtoheshin pas djegies në luftë dhe pamundësonte rikthimin e shqiptarëve në pronat e tyre, ndërsa favorizonte vendosjen e serbëve nga Beogradi në Kosovë.
Në ndërtimin e këtij kompleksi kanë marrë pjesë qindra vullnetarë serbë në mesin e të cilëve edhe studentë të të ashtuquajturit Universitet i Prishtinës në veri të Mitrovicës. /S.Krivaça

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews