Qytetarët serb në veri të Kosovës të mërkuren pritet të mblidhen në protestë.
Kjo protestë do të mbahet për siç thuhet “gjendjen e rëndë të serbëve në Kosovë”.
Derisa kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku ndër tjerash zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani i tha TelegramNews se përgjatë protestës do të ketë numër të mjaftueshëm të pjesëtarëve të policisë për ta mirëmbajtur sigurinë.
“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, tha Elshani.