Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u pa sot tek sa zbriste nga një veturë super luksoze e tipit “Mercedes G-Class” gjatë një vizite në Viti.
Për këtë raportuan edhe mediat pasi që vlera e veturës shkon deri në 500 mijë euro.
Zotëriu i parë, Prindon Sadriu i ka konsideruar dezinformata raportimin e medias e që sipas tij “disa portale janë të afta ta paraqesin edhe një Golf 2 si veturë luksoze, mjafton që në të të vozitet Presidentja”.
“Por, faktet flasin ndryshe nga propaganda: Presidentja përdor veturën më të vjetër nga të gjithë bartësit e institucioneve qendrore dhe lokale në Kosovë”, ka shkruar Sadriu.