Pjesëtarët e mjekësisë ligjore dhe EULEXI-t vizitojnë lokacionin në Novi Pazar, shkak të pagjeturit

Pjesëtarët e Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it së bashku me homologët e tyre të Institutit për Mjekësinë Ligjore (IML), kanë vizituar për herë të parë një lokacion në komunën e Novi Pazarit të Serbisë.

Në njoftimin e EULEX-it, thuhet se vizita e përbashkët u organizua pas planeve për punë në terren të rëna dakord në takimet e fundit të lehtësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).

EULEX-i tha se i mirëpret përpjekjet e bëra nga palët e interesuara përkatëse për t’i zbatuar planet e dakorduara për punën në terren.

“EULEX-i i mirëpret përpjekjet e bëra nga palët e interesuara përkatëse për t’i zbatuar planet e dakorduara për punën në terren. Ekspertët e mjekësisë ligjore të Misionit vazhdojnë t’i mbështesin partnerët e tyre në IML dhe institucionet e tjera përkatëse për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”, thuhet në njoftim.

Delegacionet nga Komisioni i Qeverisë së Kosovës për Persona të Zhdukur, Komisioni i Serbisë për Persona të Zhdukur, Prokuroria e Serbisë për Krime të Luftës, ICRC dhe OJQ-ja e Kosovës Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ishin gjithashtu të pranishëm.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews