Pesë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tërë territorin e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Në raportin e saj 24 orësh, policia ka thënë se një rast ka ndodhur në rajonin e Prishtinës.

“Prishtinë 01.01.2025 – 23:00. Është raportuar se viktima femër kosovare dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati”.

Gjithashtu, në rajonin e Gjilanit është raportuar për një rast tjetër të dhunës në familje.

”Viti 02.01.2025 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

Ndërsa, në rajonin e Pejës janë raportuar gjithësejt tre raste të tilla.

“Klinë 02.01.2025 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën-djalin e tij, kishin filluar që të përleshen fizikisht në mes vete. Si pasojë e dhunës fizike, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

“Pejë 02.01.2025 – 23:00. Dyshohet se viktima femër kosovare, është duke përjetuar dhunë psikike nga vajza e saj e mitur, e cila ka probleme psikike dhe është duke përdorë terapi. Lidhur me rastin është informuar prokurori, rasti është duke u hetuar”.

“Istog 02.01.2025 – 21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur me armë, viktimën femër kosovare me të cilën ishte duke bashkëjetuar prej disa ditësh. Po ashtu, dyshohet se prindi i të dyshuarit ka shtënë me të njëjtën armë zjarri (në ajër) në natën e ndërrimit të mot-moteve. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur. Nuk raportohet për lëndime, viktima me dëshirën e saj është kthyer tek familja e saj. Me urdhër të prokurorit ndaj prindit të dyshuarit është iniciuar rasti për përdorim të armës dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje, pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews