KEK-u dhe Policia e Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për sigurinë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) sh.a. dhe Policia e Kosovës (PK) kanë nënshkruar sot një marrëveshje të rëndësishme për ofrimin e shërbimeve me qëllim të përmirësimit të nivelit të sigurisë në dhe për rreth objekteve të KEK-ut.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media, ku ndër të tjera thuhet se objektet e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë rëndësi të veçantë dhe janë të lidhura ngushtë me interesin nacional.

Tutje në njoftim thuhet se marrëveshja thekson nevojën për rritjen e masave të sigurisë, duke marrë parasysh natyrën e këtyre objekteve, të cilat kanë rrezikshmëri të lartë.

“Vlen të theksohet se KEK ka qenë objekt i sulmeve të shumëfishta nga individë dhe grupe të jashtme, të cilët, përveç shkatërrimit të materialeve, kanë dëmtuar rëndë pajisjet e korporatës. Me këtë marrëveshje, KEK dhe Policia e Kosovës synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe të rrisin sigurinë, duke garantuar vazhdimësinë e furnizimit me energji dhe ruajtjen e pasurisë strategjike të Kosovës.

Ky hap i rëndësishëm është pjesë e angazhimeve të përbashkëta për sigurimin e objekteve kritike dhe përparimin e rendit dhe sigurisë në sektorin energjetik”, bëhet e ditur në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews