Policia ka nisur hetimet ndaj një personi i cili ka shkëmbyer mesazhe në rrjete sociale duke u prezantuar si polic.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.
“Raportohet se policia përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se një i dyshuar mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale ka shkëmbyer SMS, duke u prezantuar si polic. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.