Sveçla pas vizitës në veri: Sfidat e vitit 2024 s’na kanë ndalur, na kanë forcuar

Në ditën e fundit të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, realizuan një vizitë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë vizitës, ata takuan zyrtarët policorë, duke theksuar punën e palodhur të tyre dhe kontributin e rëndësishëm për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës.

Ministri Sveçla vlerësoi angazhimin e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një garanci për stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut, Sveçla u takua edhe me fëmijë që shprehnin gëzim për ardhjen e motit të ri.

“Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Sveçla ka përmendur edhe një tjetër ngjarje, atë të takimit me Ramadan Behramin në Kroin e Vitakut.

Përkundër sfidave dhe kërcënimeve, Behrami ka mbajtur pronën e tij dhe do ta festojë Vitin e Ri në shtëpinë e tij të re në veri.

“Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re. Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews