Përkujtohet gjenocidi grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

 Një ngjarje përkujtimore e rëndësishme u zhvillua të enjten për të kujtuar 80-vjetorin e gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjer, në Konispol të Shqipërisë.

PDIU dhe Shoqata Patriotike “Çamëria” organizuan në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë takimin mbi kujtimin e 80-vjetorit të gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, të cilët në vitin 1944 u masakruan, dhunuan e dëbuan me forcë nga forcat zerviste në Çamëri.

Kryetari, Shpëtim Idrizi, përmendi takimet e viteve 1993-1994 me palën greke, ku në tavolinë ishin diskutimet e çështjes së Çamërisë.

Idrizi citoi disa prej neneve ndërkombëtare që dëshmojnë gjenocidin ndaj popullsisë së çame, ndërsa sipas tij dëshmitarët tregojnë masakrimin dhe përdhunimin e kësaj popullsie. Idrizi në fjalën e tij, solli dhe historinë e një të moshuari në Kosovë, i cili kur u pyet për masakrën e Reçakut, edhe pse kishin kaluar 25 vite, u përgjigj duke theksuar se “gjenocidi nuk ka moshë”.

“Më kujtohet një plak i Kosovës kur po flisnim për masakrën e Reçakut, dhe kur e pyetën se kanë kaluar 25 vjet. Tha ‘Gjenocidi nuk ka moshë’. Prandaj jemi këtu për ta sfiduar derisa të kemi drejtësi. Prania jonë sot është respektimi dhe përkujtimi më i mirë që mund t’i bëjmë ndaj kësaj drame të madhe kombëtare. Sot është data 10 qershor dhe për ne është dita e Lidhjes së Prizrenit, ditë kur shqiptarët u bënë bashkë për të mos lejuar copëtimin e trojeve shqiptare nga fuqitë e huaja. Në Çamëri u krijua lidhja shqiptare e jugut, me Abdyl Frashërin dhe Abedin Bej Dinon, një figurë e jashtëzakonshme e beut të Prevezës, ish ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, i thirrur në të gjithë negociatat për 30 vjet, nga 1878-1913, punoi dhe bëri gjithçka që të ndalonte copëtimin e Çamërisë. Në përkujtim të kësaj dite vendosëm që ky aktivitet, në parlamentin e Shqipërisë të na bashkojë bashkë, përfaqësues të politikës, akademikë për të ngritur zërin për një nga gjymtyrët e prera të kombit shqiptar, për Çamërinë.”, tha ai.

Derisa në varrezat monumentale “Trëndafilat e Çamërisë”, u përkujtuan mbi 2900 viktima që u dëbuan me dhunë nga trojet e tyre.

E në këtë ceremoni morrën pjesë personalitete të rëndësishme si deputetë, kryetarë komunash dhe përfaqësues nga Kosova.

Në fjalimet e tyre, udhëheqësit e PDIU-së kërkuan nga Greqia njohjen dhe faljen publike për këto ngjarje tragjike. Pjesëmarrësit vendosën trëndafila në memorial si shenjë kujtimi për të gjithë ata që humbën jetën në këtë gjenocid të tmerrshëm.

Kurse për ish-kryenegociatoren e Kosovës politikanen Edita Tahiri ndërtimi i varrezave të Kllogjerit është një hap i vogël për kujtesën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Ne jemi fëmijët e patriotëve ndaj nuk duhet të harrojmë gjenocidet ndaj shqiptarëve dhe vetëm të bashkuar ne ju tregojmë të gjithëve vendin ku e kanë”, tha ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews