Pak javë pas arratisjeve, Kurti shkon për vizitë në Shërbimin Korrektues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar objektin qendror të Shërbimit Korrektues të Kosovës në Prishtinë.

Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se “u bisedua mbi punën dhe sfidat e shërbimit korrektues, teksa në 11 burgjet e Kosovës ndodhen gjithsej 1734 të burgosur, prej tyre 1120 të dënuar. U theksua miratimi i ligjit për SHKK-në me të cilin janë themeluar njësi të reja, si ato për Vlerësimin dhe Klasifikimin e të Burgosurve, për inteligjencë, njësia Ekonomike dhe themelimi i Institucionit për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe miratimi i planit zhvillimor strategjik për SHKK-në 2023-2027, përmes të cilit synohet përmbushja e vizionit të agjencisë”.

Derisa edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se vizita është pjesë e angazhimit për të monitoruar dhe përmirësuar sektorët kyç të sigurisë dhe shërbimeve publike.

“Ajo do të ndihmojë në rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, për të siguruar që Shërbimi Korrektues të funksionojë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare”, tha Haxhiu.

Kujtojmë se javë më parë dy të burgosur u arratisen nga burgjet në Kosovë. Njëri nga burgu i  Dubravës dhe tjetri nga ai i Smrekonicës./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews