Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdimisht ka realizuar takime mjaftë të rëndësishme.
Sot ajo njoftoi se ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në një postim në X, Osmani ka shkruar se Blinkeni është përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës.
“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, shkroi presidentja Osmani.
Always great to connect with @SecBlinken, a steadfast supporter of the people of Kosovo.
At the @POTUS Leaders’ Reception in New York, I thanked him for the U.S.’s unwavering support. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/vn2zgVggp4
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 27, 2024