Osmani: Projektligji i KPM-së nuk ka arritur në Presidencë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke mbajtur një konferencë për medie pas takimi që kishte me krerët e partive politike në vend.

Gjatë kësaj konference Osmani u pyt nga gazetarët në lidhje me qëndrimet e saj për ligjet e KPM-së, dhe Osmani tha se këto ligje nuk kanë ardhur në zyre të Presidencës.

“Sa i përket KPM-së ligjet nuk kanë arritur në Presidencë, pra Presidenca nuk i ka ligjet, as versionet e para e as ato të fundit dhe siç e dini ligjërisht ato vinë tetë ditë para se të qëndrojnë në Kuvend dhe tu ofrohet partive që t’i dërgojnë në kushtetuese vetëm nëse nuk shfrytëzohet ajo mundësi atëherë dërgohen ligjet në Presidencë. Presidenca më pas i analizon dhe i shpreh qëndrimet. Në Presidencë nuk kanë ardhur ligjet në mënyrë që ato të analizohen nga ekipa ime ligjore që përfshinë profesor të së drejtës kushtetuese dhe fushave të tjera”, tha Osmani.

Ndërkaq Presidentja rreth çështjes së ankesave nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh se të njëjtit nuk kanë shprehur ndonjë shqetësim tek Presidenca.

“Sa i përket asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, si presidente ne gjithnjë e kemi mbajtur derën hapur për të gjitha palët e interesuara në rastet kur interesat e tyre janë prekur nga një ligj i caktuar. AGK-ja nuk ka kërkuar asnjë takim me mua e as nuk ka shprehur ndonjë shqetësim”, theksoi Osmani. /TelegramNews.com.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews