Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin me krerët e partive politike në vend, shkruan TelegramNews.
Ky takim është thirrur për të diskutuar lidhur me caktimin e datës të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta parlamentare.
Takimi po mbahet në Sallën C301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga Partia Demokratike e Kosovës po merr pjesë, kryetari Memli Krasniqi, nga Lidhja Demokratike, kryetari Lumir Abdixhiku, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, Mimoza Kusari nga Alternativa dhe Faton Peci nga Lista GUXO.
Ndryshe, partitë opozitare kanë kërkuar prej kohësh mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, por që dështuan të arrinin pajtim se si të shkohet në zgjedhje.
Derisa kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca nuk po marrin pjesë në këtë takim.