Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në përurimin e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se të rinjtë do të kenë mundësi për të zhvilluar talentin.
“Tashmë, të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të madhe për ta zhvilluar talentin e tyre, duke nderuar komunën, shtetin dhe flamurin e Kosovës!”, ka shkruar Osmani.
Presidentja tha se e kaluara personifikohet me veprën e Ukë Bytyqit.
“Në këtë vend, e kaluara jonë, e cila personifikohet me jetën dhe veprën e Ukë Bytyqit, do të gërshetohet mrekullisht me të tashmen dhe të ardhmen e të rinjve tanë!”, ka shtuar presidentja. /TelegramNews/