Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë në Kroaci, me ftesë të homologut të saj, Zoran Milanoviq.
Osmani do të marrë pjesë në organizimin tradicional “Sinjska Alka”, nën patronatin e presidentin kroat.
“Sinjska Alka”, është manifestim i cili nderon sakrificën dhe trimërinë e ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut.
Lidhur me vizitën e të parës së shtetit të Kosovës, ka shkruar edhe gazeta e njohur kroate Index.hr.
Aty potencohet se presidentja Osmani, në Sinj ka mbërritur me helikopter “Black Hawk”.
Ajo në këtë vizitë shoqërohet nga bashkëshorti i saj, zotëriu i parë Prindon Sadriu.