Osmani: Jam e lumtur dhe e nderuar që përfaqësoj Kosovën në Samitin e Liderëve Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo është shprehur e nderuar që po e përfaqëson Kosovën në një tjetër samit të rëndësishëm.

Ndër të tjera, Osmani shprehu mirënjohje për njerëzit që do të marrin pjesë në këtë samit dhe tha se ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm që Kosova sot është e lirë dhe e pavarur.

“Jam shumë e lumtur që jam këtu, dhe e nderuar që të përfaqësoj Kosovën, në këta Samit të katërt të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, një kënaqësi edhe më e madhe të jem në Mbretërinë e Bashkuar, që ne po gëzojmë 25 vjet të marrëdhënieve të shkëlqyera, që kur forcat britanike hynë në kryeqytetin tonë, ku dhe liruan vendin tonë nga gjenocidi”, u shpreh e para e vendit pak para nisjes së Samitit.

Presidentja theksoi mundësinë që ka Kosova për të ndarë shqetësimet.

“EPC-ja ka qenë gjithmonë një platformë që ka dhënë një zë të barabartë, dhe secili nga shtetet që do të shihni këtu, është një shtet që ka gjetur këtë platformë. Pra, edhe pse nuk jemi shtet anëtar i Bashkimit Evropian, ne do të kemi një mundësi të barabartë për t’i shprehur jo vetëm shqetësimet, por edhe idetë se si mund t’i kalojmë sfidat e mëdha që kontinenti ynë po përballet”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews