Operacion policor në mal të Gjakovës, gjenden 100 bimë kanabis sativa

Policia e Kosovës përmes një operacioni në një zonë të thellë malore në komunën e Gjakovës ka identifikuar mbjelljen dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë operacionit janë gjetur rreth 100 bimë narkotike të llojit kanabis sativa me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.

“Lidhur me operacionin policor njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me Njësinë e Antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur një parcelë, në të cilën kishin qenë të mbjella rreth 100 bimë të dyshuara narkotike (të llojit kanabis sativa) me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq Policia bën të ditur se lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Shqipërisë për shkak të pozitës së mbjelljes të bimëve.

“Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.
Meqenëse zona ndodhet afër kufirit është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka”, thuhet në komunikatë. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews