O’Brien i bën thirrje Kurtit të ndërpresë “veprimet e pakoordinuara”

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Jams O’Brien, ka reaguar për aksionin e djeshëm të Policisë së Kosovës ku u mbyllën pesë komuna paralele në veri.

O’Brien i ka quajtur të “pakoordinuara” veprimet e qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të konsultohet dhe të mos e ndikojë negativisht partneritetin Kosovë-SHBA.

“Siç e bëri të qartë ambasada e SHBA-së në Kosovë se SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit”, ka shkruar O’brien.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe të koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews