Numri i të vdekurve në shpërthimet radiolidhjeve në Liban vazhdon të rritet

Numri i vdekjeve në shpërthimin e fundit të radiolidhjeve në Liban është rritur nga nëntë në 14 persona, ndërsa më shumë se 450 të tjerë janë plagosur, tha ministria shëndetësore e vendit.

Kujtojmë, shpërthimet e sotme në Liban duket se kanë synuar radiolidhjet e përdorura nga Hezbollah.

Shpërthimet ndodhën në disa qytete në të gjithë Libanin të mërkurën pasdite, vetëm një ditë pas një sulmi më të gjerë që shpërthyen pagers të përdorur kryesisht nga anëtarët e Hezbollahut, duke plagosur më shumë se 2.800 njerëz dhe duke vrarë 12 persona, transmeton Telegram News.

Ndërkohë, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu lëshoi një deklaratë të shkurtër me video duke premtuar se do të kthejë dhjetëra mijëra banorë të evakuuar nga zonat kufitare veriore në shtëpitë e tyre.

Në një video të shkurtër, Netanyahu tha:

“Unë kam thënë tashmë, ne do t’i kthejmë qytetarët e veriut në shtëpitë e tyre në siguri të plotë, dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë.”

Ai nuk përmendi shpërthimet që synuan Hezbollahun në Liban gjatë dy ditëve të fundit. Siç e njoftuam më herët, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant njoftoi të mërkurën fillimin e një “faza të re” të luftës me fokus në frontin verior.

Izraeli nuk ka marrë përgjegjësi për asnjë prej sulmeve në Liban të martën dhe të mërkurën. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews