U formuan vetëm 14 muaj më parë.
FC Suhareka pasi u shpall kampion në Ligën e Parë, Grupi A, tash do të debutoj në Superligë.
Përballë tyre do të kenë klubin më të trofeshëm në vend, FC Prishtinën, të cilët do të jenë nikoqir të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndryshe, Suhareka ishte fusionuar me klubin nga prizreni FC A&N, pastaj pas riorganizimit dhe prurjes së disa lojtarëve me përvojë, ata arritën inkuadrimin në Superligë – qysh në vitin e parë të formimit.