Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit O.L, për shkak të veprës penale “dhunim në tentativë”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se të pandehurit O.L. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
“Gjykata vlerësoj se caktimin e masës së paraburgimit e arsyeton fakti se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun se do të pengoj rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar tek e dëmtuara dhe dëshmitarët në këtë procedurë penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.
Arrestohet kadeti i Policisë, dyshohet se dhunoi një vajzë të mitur në Lipjan