Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj serbit, Marko Dantiq, i cili u arrestua për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan në maj të vitit 2023.
Për Klankosova.tv, këtë e bëri të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale të të pandehurit M.D, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale ‘Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’, ‘Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’, ‘Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi’ dhe veprën penale ‘Sulmi ndaj personit zyrtar’”, tha Gashi.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.D dhe të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.