Një burrë ka njoftuar se të premten është rrahur nga disa persona në Graqanicë.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Fsh. Preoc, Graqanicë, 19.07.2024 – 01:10. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është rrahur nga disa persona ku njëri nga ta është i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas viktimës disa nga të dyshuarit kanë poseduar edhe armë zjarri. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje.