Takimet në Bruksel në nivel kryenegociatorësh raportohet se kanë nisur.
Sipas “Kosovo-Online” takimi mes kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka filluar pak pas orës nëntë.
Ndërkohë, pritet të mbahet takimi edhe me kryenegociatorin e Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi.
Nuk dihet ende nëse do të ketë pajtim nga palët për takim trepalësh.
Në lidhje me agjendën, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano të mërkurën u shpreh:
“Fokusi në takim është nevoja urgjente për të filluar me zbatimin e Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit dhe për të ndihmuar palët të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në Dialog.”