Haradinaj takohet me Bettel, thekson rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sot mori pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë.

Atje, Haradinaj u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Xavier Bettel.

Haradinaj tutje thotë se miqësia dhe përkrahja e Luksemburgut ndaj Kosovës është e pakrahasueshme.

“Miqësia dhe përkrahja e Luksemburgut ndaj Kosovës është e pakrahasueshme. Në shumë projekte zhvillimore – ekonomike, arsimore dhe shëndetësore – kontributi i tyre ka qenë i vazhdueshëm dhe thelbësor. Për këtë, Kosova ka një mirënjohje të thellë dhe të përhershme. Sot, pata nderin të marr pjesë në inaugurimin e ambienteve të reja të Ambasadës së Luksemburgut në Prishtinë. Gjatë kësaj ngjarje të rëndësishme, zhvillova një bisedë domethënëse me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Xavier Bettel”, ka shkruar i pari i AAK-së në Facebook.

Haradinaj tha se e ka falënderuar Luksemburgun dhe se e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për anëtarësimin në NATO.

“E shfrytëzova këtë mundësi për të shprehur falënderimet tona të sinqerta për Luksemburgun. Gjithashtu, theksova rëndësinë e vazhdimit të kësaj mbështetjeje në synimet tona strategjike afatshkurtra: anëtarësimin direkt në NATO dhe përparimin e mëtejshëm në rrugën tonë drejt integrimeve evropiane”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews